Selvije Jao duket se është nisur sërish drejt Italisë, vendi ku ajo dhe bashkëshorti i saj i ndjerë, Shpat Kasapi, kishin çuar për kurim djalin e tyre. Vetëm tri javë më parë, në momentin e ndarjes tragjike nga jeta të këngëtarit, ajo ndodhej pikërisht atje bashkë me familjen.
Teksa përpiqet të vazhdojë jetën mes dhimbjes, Selvija ka ndarë në rrjete sociale një dedikim tejet prekës për bashkëshortin e saj.
Sot do doja më shumë se gjithçka të kisha edhe biletën tënde në dorë
-ka shkruar ajo, duke emocionuar ndjekësit.
Humbja e Shpat Kasapit ka lënë një boshllëk të madh në jetën e saj, teksa tashmë ajo përkujdeset e vetme për djalin e tyre trevjeçar.
Këngëtari u nda nga jeta në fund të nëntorit, në moshën 40-vjeçare, si pasojë e një sulmi në zemër.
Vdekja e tij e papritur tronditi jo vetëm familjen, por edhe mbarë komunitetin artistik, duke lënë pas dhimbje të thellë dhe një trashëgimi të çmuar artistike.