Pas sqarimit të bujshëm që u zhvillua gjatë spektaklit të mbrëmshëm, Brikena ka vendosur të flasë pa doreza në dhomën e rrëfimit për raportin e saj me Mateon, duke ndarë publikisht ndjenjat, pasiguritë dhe frikërat që po përjeton brenda shtëpisë.
Banorja pranoi se, pavarësisht afrimit dhe kohës së kaluar së bashku, nga ana e saj nuk ka lindur ende asnjë ndjenjë e vërtetë sentimentale. Sipas saj, mungon ajo që ajo e quan “shkëndijë”, elementi kyç që e bën një lidhje të ndihet reale dhe e sinqertë.
Kjo situatë, sipas Brikenës, e vendos në një pozitë shumë delikate, pasi frika më e madhe e saj është mënyra se si do të perceptohet nga publiku dhe nga banorët e tjerë të shtëpisë, duke qenë se Mateo ka shfaqur hapur interes për të.
Ajo theksoi se në raste të tilla, zakonisht personi që nuk ndan të njëjtat ndjenja shihet si “fajtori”, ndërsa ai që ka pëlqim përjeton lëndim emocional dhe fiton simpatinë e publikut.
Pikërisht kjo e bën Brikenën të ndihet e sikletosur dhe e pasigurt për imazhin e saj jashtë shtëpisë.
Ndjej që në këtë raport me Mateon kam për t’u perceptuar shumë keq. Fakti që unë nuk kam pëlqim për të dhe fakti që ai që ka pëlqim gjithmonë del më i lënduar, bën që unë në këtë situatë të dukem e keqe. Nuk ka shkëndija… nuk e di… të shohim
-u shpreh ajo.
Deklarata e Brikenës ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë mes atyre që e mbështesin sinqeritetin e saj dhe atyre që mendojnë se situata mund të ishte menaxhuar ndryshe. Mbetet për t’u parë nëse ky raport do të marrë një drejtim tjetër apo do të mbetet një histori e pazgjidhur brenda shtëpisë.