Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre.
Edhe pse ka disa muaj që “BBV2” ka përfunduar banorët ende janë në qëndër të vëmendjes dhe mundohen t’i shmangen intervistave lidhur me këtë temë. E ajo që ka marrë vëmendjen së fundmi ka qenë bluzja e Ronaldo Sharkës mbrëmjen e djeshme, ku kishte shkruar:
Ndalohen pyetjet për Big Brother Vip

Në episodin e parë të “Kepi i VIP-ave” vëmendje mori Ronaldo Sharka, i cili u shpreh për moderatoren e emisionit Kiara Titon, se ajo nuk është e duhura për këtë program. Ditën e nesërme pasi Luiz Ejlli kishte parë emisionin nuk mund të mos reagonte në rrjete sociale lidhur me këto që ka shprehur Ronaldo.