Është padyshim fenomeni mediatik i këtij viti, shumë i ndjekur dhe i komentuar. “Big Brother” në kohën e rrjeteve sociale është shumë e vështirë t’i shpëtosh. Mbrëmjen e datës 19 Prill në Top Channel, u mbajt finalja e madhe e edicionit të katërt të ‘reality show’-t i cili ka thyer rekorde.
Top Albania Radio ka qenë live mbrëmjen e finales së madhe në Tapetin e Kuq të “BBV”. Me intervista, foto dhe çdo detaj tjetër që të mos humbisnit asgjë. Me raportime të çdo ndodhie gjatë këtij eventi dhe në transmetim live në valët e Top Albania Radios, kjo natë premtoi vetëm surpriza.
Në një intervistë të shkurtër për Top Albania Radio, Amber u shpreh:
Hello Top Albania Radio, gazetarja po më pyet se kush do ta fitojë sot BBV. Kemi dy personazhe, kemi Rozana Radin që ka dhënë në shtëpi jo se nuk ka dhënë me lojën e saj fallso si gjithmonë dhe kemi Gjestin që na ka dhënë shumë klikime, personazhi më i klikuar. Unë sot do të isha me Gjestin për ta fituar, pavarësisht se do të doja të isha vetë.