Celebrities Live From Tirana

Dojna Mema për Vlashentin: “Më shumë rri ai me familjen time sesa unë”

Sot në emisionin “Live from Tirana” për të folur për marrëdhënien me nënat ishte e ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike moderatorja shumë e dashur për publikun, Dojna Mema e cila na foli pak më shumë për raportin me gjyshen e saj, e cila është bërë një fenomen në rrjetet sociale. Ajo u shpreh:

Unë nuk besoj së raporti im është aq i veçantë. Thjesht ne kemi mundësi ta shfaqim në rrjete sociale. Kam qenë në Paris kur i hapa Instagramin gjyshes sime e cila ishte më shumë ideja e Vlashentit. Unë kisha pafund video të gjyshes dhe mendova ta provojë duke i postuar te Instagrami im por më pas i hapa një asaj. Ka qenë një vërshim komentesh, vërshim ndjekësish dhe sa e hapa Instagramin për 1 orë e gjysmë shkuan 80 mijë followers. Njerëzit e ndalonin rrugës dhe ajo mendonte se i postoja në rrjetet e mia sociale videot. Nuk e di nëse gjyshet e kuptojnë çfarë është Instagrami. 

Ajo nuk është fare e lumtur që unë punoj në televizion. Gjyshja ime ka patur ëndrrat tipike të gjysheve që të bëhesh avokate dhe gjithmonë kur më sheh në televizor më thotë: “Hë se ngele duke qeshur pse nuk bëhesh serioze si Eni Vasili?”(qesh)

Për marrëdhënien me Vlashentin, në fillim kur ka hyrë në shtëpinë time e shihnin të gjitha nga koka te këmbët. E studionin në detaje. Por tani kanë një marrëdhënie fantastike me njëri-tjetrin. Vlashenti madje rri më shumë me familjen time sesa kam kohë unë të rri së fundmi. Vlashenti ka një raport shumë të mirë me gjyshin tim.