Bota

Donald Trump dhe suksesi i vizitës së tij në Kinë!

Misioni diplomatik mes presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe udhëheqësit kinez, Xi Jinping përfundoi. Vizitën e tij në Kinë, Trump e quajti “shumë të suksesshme”, duke vënë në dukje arritjen e disa marrëveshjeve dypalëshe dhe zgjidhjen e “çështjeve” të shumta. Një rezultat që i tejkaloi pritshmëritë.

Trump njoftoi se ka arritur “marrëveshje fantastike tregtare” me presidentin kinez Xi Jinping, por nuk dha detaje mbi to.

Në të njëjtën kohë, lideri amerikan ngriti zërin kundër Iranit, duke i thënë Fox News-it se Teherani “mund të bëjë një marrëveshje ose do të shkatërrohet”, duke përsëritur se Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë që Republika Islamike të pajiset me armë bërthamore.

Ndërkohë, një mesazh i fshehtë nga Teherani erdhi nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, i cili shkroi në mediat sociale:

Ata që tradhtojnë fshehurazi do të ekspozohen publikisht.

“Vizitë historike dhe e rëndësishme. Së bashku, konfirmuam qëndrimin e ri të një marrëdhënieje konstruktive, strategjike dhe të qëndrueshme Kinë-SHBA”, tha Xi i cituar nga CCTV, duke iu referuar vizitës së presidentit Trump në Kinë.

Xi foli për një pikë kthese pozitive në marrëdhëniet midis dy vendeve.

Vizita është gjithashtu e dobishme në promovimin e mirëkuptimit të ndërsjellë, thellimin e besimit e rritjen e mirëqenies së qytetarëve të të dy vendeve.

Udhëheqësi kinez tha se të dy vendet duhet të zbatojnë “konsensusin e rëndësishëm” të arritur gjatë vizitës së Trump-it e ta mbajnë marrëdhënien në rrugën e duhur.