Celebrities Politikë

Donald Trump komplimenton Giorgia Melonin, moment i sikletshëm dhe buzëqeshje në audiencë! “Nuk më lejohet ta them…”

Një moment i papritur dhe paksa i sikletshëm u regjistrua gjatë samitit të Gazës në Sharm el-Sheikh, kur Presidenti amerikan, Donald Trump, komplimentoi kryeministren italiane, Giorgia Meloni, duke ngjallur reagime të ndryshme në audiencë.

Kam një grua të re këtu. Nuk më lejohet ta them këtë në Shtetet e Bashkuara, zakonisht është fundi i karrierës nëse e bën, por do të rrezikoj: ajo është një grua e re dhe e bukur

-tha Trump, duke e drejtuar vëmendjen nga Meloni. Ai shtoi më pas:

A të bezdis nëse të them se je e bukur? Sepse vërtet je …

Kryeministrja italiane reagoi me qetësi, buzëqeshi dhe tha “faleminderit”, duke treguar se nuk shqetësohej nga komentet, ndërsa audienca reagoi me duartrokitje.

Trump vazhdoi ta falënderojë Melonin për pjesëmarrjen në samit, duke theksuar se ajo është një politikane shumë e suksesshme dhe e respektuar në Itali.

Pak më parë, presidenti amerikan kishte mirëpritur udhëheqësit për një foto dhe kishte bërë shaka me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

Kur erdhi radha e kryeministres italiane, Trump buzëqeshi dhe pyeti dy herë:

Kush është ajo grua?

-para se t’i shtrëngonte dorën dhe të përsëriste:

Një grua e bukur.