Bota

Donald Trump vijon sulmet ndaj Papa Leonit: Ai është dakord që Irani të ketë armë bërthanmore!

Presidenti amerikan Donald Trump ka rikthyer kritikat ndaj Papa Leonit XIV, duke e akuzuar se po mban qëndrime të rrezikshme në lidhje me Iranin.

Gjatë një interviste për Salem News Channel, me gazetarin Hugh Hewitt, Trump deklaroi: “Mendoj se ai po vë në rrezik shumë katolikë dhe shumë njerëz. Ai është plotësisht dakord që Irani të ketë një armë bërthamore.”

Këto komente vijnë në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ku konflikti mes Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nga njëra anë dhe Irani nga ana tjetër ka hyrë në javën e dhjetë. Armëpushimi mbetet i brishtë, ndërsa SHBA-të vijojnë operacionet për të rihapur Ngushtica e Hormuzit, e cila është bllokuar nga Irani.

LEXO EDHE: Rritet bilanci, 26 viktima dhe 61 të plagosur nga shpërthimi në një fabrikë fishekzjarrësh në Kinë!

Ndërkohë, Teherani ka refuzuar propozimin e Trump për bashkëpunim në operacionin e quajtur “Projekti Liri”, që synon të çlirojë anijet tregtare dhe cisternat e naftës të bllokuara në këtë korridor strategjik. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, e ka cilësuar këtë nismë si “një projekt të vdekur”, duke këmbëngulur se negociatat diplomatike “po bëjnë përparim”.

LEXO EDHE: U propozua nga Trump si ambasador i SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt prononcohet për herë të parë, në fokus çështja e konfliktit të interesit!