Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Iranit kanë hyrë në një fazë të re pas shpalljes së operacionit amerikan “Project Freedom” për të liruar anijet e bllokuara në Ngushticën e Hormuzit.
Presidenti Donald Trump deklaroi se forcat amerikane kanë shkatërruar mjete detare dhe dronë iranianë, ndërsa paralajmëroi forcat iraniane se do të “hidhen në erë, duke u fshirë nga faqja e dheut” nëse shënjestrojnë anijet amerikane në ngushticë.
Nga ana tjetër, Teherani e ka cilësuar operacionin si “Projekt Bllokadë” dhe ka mohuar pretendimet e Uashingtonit, duke paralajmëruar se nuk ka zgjidhje ushtarake për krizën.
Ngjarjet në Hormuz e bëjnë të qartë se nuk ka zgjidhje ushtarake për një krizë politike. Ndërsa bisedimet po përparojnë me përpjekjet e Pakistanit, SHBA-të duhet të jetë e kujdesshme për t’u tërhequr përsëri në katrahurë nga keqdashësit. Po ashtu edhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Projekti Freedom është pa rrugëdalje, u shpreh ministri i jashtëm iranian.
Rreth 2,000 anije mbeten të bllokuara në ngushticë, duke paralizuar një nga korridoret më të rëndësishme të transportit të energjisë në botë.