Lajmet e fundit

Donald Trump vjen me këtë deklaratë për djalin e tij Barron!

Barron, djali 18 vjeçar i Donald Trump ka marrë vëmendje të madhe gjatë fjalimit të të atit në momentin e inaugurimit të këtij të fundit si President. Trump e prezantoi djalin me konsiderata shumë të larta për kontributin që ai ka dhënë në fitoren e tij: “Kam një djalë shumë të gjatë Barron, keni dëgjuar ndonjëherë për të?”-u shpreh Trump. Barron u ngrit në këmbë duke përshëndetur turmën. Trump ka nënshkruar Së fundmi një urdhër ekzekutiv që kërkon t’u ndalojë nënshtetësinë amerikane fëmijëve të emigrantëve pa dokumente të lindur në Shtetet e Bashkuara, duke kërkuar t’i japë fund një të drejte që Kushtetuta e SHBA e ka garantuar për më shumë se 150 vjet.

Kush mund ta quajë veten amerikan? Fjala që Donald Trump përdori më shumë në fjalimin e tij të inaugurimit (21 herë) ishte “Amerikan”. Amendamenti i Katërmbëdhjetë i Kushtetutës i vitit 1868, përcakton se kushdo i lindur në Amerikë, është automatikisht një “qytetar” i kombit të madh amerikan. Donald lëshoi ​​një urdhër ekzekutiv ditën e djeshme duke bërë thirrje që maja më e lartë e Amerikës së Veriut, mali Denali i Alaskës, të riemërohej si mali McKinle, siç njihej më parë.

Ai tha se synon “të rivendosë emrin e një presidenti të madh, William McKinley” dhe shpjegoi se “presidenti e bëri vendin Amerikën shumë të pasur përmes tarifave” . Senatorja amerikane Lisa Murkowski tha në një deklaratë se ajo nuk pajtohet me deklaratën e Trump për të ndryshuar emrin e Denalit. Mali, me një lartësi prej 6,190 metrash, u emërua McKinley në 1896 për nder të presidentit të sapozgjedhur republikan, William McKinley. Komisioni Evropian ka shprehur shqetësim lidhur me njoftimin e presidentit amerikan për tërheqjen e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Në ditën e tij të parë pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka lëshuar një urdhër ekzekutiv për të nisur procesin e tërheqjes nga OBSH-ja, duke përsëritur këtë veprim për herë të dytë brenda pesë viteve.