Aktualitet

Dorëheqje në Bashkinë Vlorë pas ultimatumit të kryeministrit Rama!

Një ditë pas ultimatumit të qartë të dhënë nga kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Bashkinë e Vlorës, të gjithë drejtuesit e drejtorive të varësisë lokale kanë paraqitur dorëheqjen pranë kryebashkiakut Ermal Dredha. Mësohet se pas largimit të Ramës nga institucioni, dje Dredha ka mbledhur të gjithë drejtuesit duke iu kërkuar zyrtarisht dorëheqjen.

Ndërkohë, kryeministri ka ngritur dy grupe pune për të çuar përpara procesin e reformimit dhe analizës së thelluar në nivel vendor:

Grupi i parë, i përbërë nga Bledi Çuçi, Vullnet Sinaj e Pirro Vengu do të ketë në fokus analizimin dhe vlerësimin e performancës së drejtuesve rajonalë.

Sipas Ramës, çdo drejtues që nuk ka kryer detyrën ashtu siç duhet, duhet të japë dorëheqjen. Ndërkaq, zëvendësuesit e tyre pritet të kalojnë në një periudhë prove tre-mujore, për të vërtetuar aftësitë.