Celebrities Gossip Showbiz

Doreza legjendare e Michael Jackson del në shitje? Sa është vlera?

Një nga ankandet më të mëdha kushtuar Michael Jackson do të zhvillohet më 3 qershor në Aguttes, në Neuilly-sur-Seine, pranë Parisit, duke sjellë deri në 50 objekte të rralla nga karriera e “Mbretit të Popit”.

qendër të vëmendjes është doreza e famshme e zbukuruar me kristale Swarovski, që Jackson mbante gjatë performancave të Billie Jean në turneun “Bad Tour”. Vlera e saj pritet të arrijë deri në 150,000 euro, duke e bërë një nga objektet më të kërkuara të ankandit.

Po ashtu, në listë përfshihen edhe kapelja dhe xhaketa me xixa nga Victory Tour, si dhe kostume të lidhura me videoklipe ikonike si “Scream”.


Të gjitha këto sende vijnë nga koleksioni privat i koleksionistit norvegjez Richard Fossaas, i cili i ka mbledhur ato ndër vite, duke krijuar një arkiv të rrallë të historisë së muzikës pop.

Para ankandit, publiku do të ketë mundësinë t’i shohë nga afër gjatë një ekspozite speciale në Aguttes më 30 maj, 1 dhe 2 qershor.

Interesi për trashëgiminë e Michael Jackson është rritur sërish, sidomos pas publikimit të filmit biografik Michael, duke e bërë këtë ankand një nga eventet më të përfolura për fansat dhe koleksionistët në mbarë botën.