Aktualitet

Drogë, dhunë në familje e kanosje, policia në veprim në Sarandë, Pukë e Lezhë!

Një i ri u arrestua nga Policia e Sarandës pasi shpërndante lëndë narkotike në doza, me qëllim shitjen në lokalet e natës. Blutë kanë sekuestruar një sasi cannabis sativa. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë, në zbatim të detyrave për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme, kanë intensifikuar kontrollet në të gjitha lagjet dhe akset hyrëse e dalëse të qytetit

Si rezultat i këtyre kontrolleve të shtuara, janë goditur dy raste të paligjshmërisë, konkretisht:

Gjatë kontrolleve të ushtruara në lagjen nr. 1, shërbimet e Policisë arrestuan shtetasin F. Gj., 21 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa. 21-vjeçari dyshohet se e ndante lëndën narkotike në doza për ta shitur, kryesisht në lokalet e natës në qytetin e Sarandës.

Në një tjetër zhvillim, një 43 vjeçar u arrestuar nga blutë e Pukës pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tyre të mitur. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftim:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë arrestuan shtetasin E. A., 43 vjeç, banues në Pukë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të tyre të mitur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Po në veri të vendit, në Lezhë, policia referoi materialet në prokurori për një shtetas 17 vjeçar. Nga kallzimi i bërë, ky shtetas banues në fshatin Raboshtë dyshohet se ka kanosur dy bashkëmoshatarë të tij në Instagram.

U referuan materialet në Prokurori, për një shtetas 17 vjeç, banues në fshatin Raboshtë, pasi dyshohet se ka kanosur dy bashkëmoshatarë, nëpërmjet rrjetit social “Instagram”, njoftoi policia e Lezhës.