Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Dua Lipa ka arritur majat me albumin e saj të fundit, “Future Nostalgia”.
Bukuroshja 25-vjeçare fillimisht ishte në ankth pasi vendosi të lançojë albumit në kohën e shpërthimit të pandemisë. Kujtojmë se Dua publikoi një video duke qarë teksa shprehu shqetësimin se albumi i saj nuk do të dëgjohej për shkak të situatës së vështirë globale.
Por ja ndodhi krejt e kundërta. “Future Nostalgia” pati një sukses të jashtëzakonshëm duke bërë që Dua Lipa të renditej si një ndër artistet më të pasura në Britani dhe si influencuesja më pozitive e momentit.
Së fundmi, duket se Dua jonë do të bëjë namin në Spanjë. Ajo është nominuar në 4 kategori të rëndësishme në “LOS40 Music Awards”, festivali i përvitshëm i muzikës latine.
“Jam shumë e emocionuar që jam nominuar në 4 kategori në LOS40 Music Awards 2020 për Best Artist, Best Album, Best Song dhe Best Video! Shumë faleminderit! Ju dua Spanjë” -shkroi Dua në një postim në Insta Story duke rrëfyer emocionet e saj.