Gossip

Dua Lipa kalon me sukses provimin në gjuhën spanjolle, gati për sfidën e radhës?

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka arritur një tjetër sukses personal jashtë muzikës. Artistja shqiptaro-britanike, e njohur për stilin e saj të guximshëm dhe ndikimin në industrinë e muzikës pop, ka kaluar me sukses provimin në gjuhën spanjolle në nivelin GCSE, sipas DailyMail.

Lajmin e gëzueshëm, 30-vjeçarja e ndau me ndjekësit përmes një postimi në “Instagram Story”, ku publikoi një pamje nga video-telefonata me mësuesen e saj të spanjishtes, duke shkruar:

Gjithashtu, sapo u diplomova këtë mëngjes në GCSE Spanish

Dua, e cila aktualisht ndodhet në turneun e saj botëror “Radical Optimism”, falënderoi mësuesen e saj me fjalët:

Të dua shumë @catyvillanuevamatar — mësuesja më e mirë në botë!

Por këngëtarja nuk ka ndërmend të ndalet këtu.

Ajo publikoi gjithashtu një foto të librit të nivelit të parë “A-Level Spanish”, duke treguar se tashmë është gati për fazën e ardhshme të studimeve, me mbishkrimin:

Next next next!!!!!!!

Vetëm pak ditë më parë, Dua mahniti publikun me një performancë spektakolare në Teksas, ku u ngjit në skenë së bashku me Dallas Cowboys Cheerleaders.

Veshur me një kostum shkëlqyes dhe plot energji, ajo interpretoi disa nga hitet e saj më të njohura, përfshirë “Hallucinate” dhe “Levitating”.

Në rrjetet sociale, ajo ndau foto nga koncerti, duke shkruar:

DALLAS, çfarë dy netë të pabesueshme! Faleminderit që u bashkuat me mua mbrëmë! Nuk kam fjetur fare nga adrenalina!

Ndërkohë, mediat britanike raportojnë se Dua dhe i fejuari i saj, aktori Callum Turner, janë në kërkim të një vile luksoze prej rreth 9 milionë funtesh në Spanjë, në zonat Marbella ose Andalusia, ku planifikojnë të gjejnë më shumë paqe dhe privatësi.


Çifti, që konfirmoi fejesën në qershor, ka ndërmarrë edhe një projekt të përbashkët profesional: krijimin e kompanisë “TwentyTwo Films Limited”, një shtëpi prodhimi filmash që sinjalizon një kapitull të ri në jetën e tyre përpara martesës.