Music Showbiz

Dua Lipa rikthehet në skenë pas lëndimit në shpatull?

Dua Lipa është rikthyer me energji në skenë, duke mbajtur koncertin e saj të dytë në Dallas të enjten mbrëma, vetëm pak ditë pasi u raportua se kishte kërkuar ndihmë mjekësore për një lëndim në shpatull.


Këngëtarja 30-vjeçare, e cila ndodhet në turneun amerikan “Radical Optimism Tour”, u pa me disa mavijosje në shpatull, duke ngritur dyshime te fansat për gjendjen e saj shëndetësore.

Megjithatë, burime për mediat britanike bënë të ditur se Lipa është kontrolluar nga një radiolog dhe se mund të vazhdojë pa problem me koncertet.


Në skenë, artistja shkëlqeu me performanca dinamike dhe veshje të guximshme, nga një pallto e bardhë prej gëzofi sintetik te një bodysuit metalik ngjyrë ari.

Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes ishte interpretimi i këngës “Beyond” në duet me këngëtarin amerikan Leon Bridges.

Burime pranë saj theksojnë se lëndimi nuk lidhet me performancat, por ka ndodhur gjatë kohës së lirë. Këngëtarja do t’i nënshtrohet terapive fizioterapeutike, ndërsa turneu do të vijojë sipas planit, me koncertet e radhës në Kaliforni më 4 tetor.

Paralelisht me suksesin në muzikë, edhe jeta personale e Dua Lipës po ecën me hapa të mëdhenj.

Në qershor, ajo konfirmoi fejesën me aktorin britanik Callum Turner. Çifti raportohet se po kërkon një vilë luksoze me vlerë rreth 9 milionë paundësh në Spanjë, në zona si Marbella dhe Andalucia.

Gjithashtu, të dy kanë nisur edhe një bashkëpunim profesional duke themeluar kompaninë “TwentyTwo Films Limited”, e cila do të fokusohet në projekte filmike dhe televizive.

Të dy janë ambiciozë dhe duan të realizojnë ide të reja së bashku

-tha një burim për The Sun.