Gossip Showbiz

Dua Lipa reagon pas spekulimeve të mediave britanike për largimin nga puna të agjentit të saj! “Raportimet janë…”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka reaguar publikisht ndaj raportimeve të fundit në mediat britanike që pretendonin se ajo kishte larguar nga puna agjentin e saj, David Levy.

Përmes një InstaStory, artistja 29-vjeçare u shpreh e indinjuar nga mënyra si u raportua lajmi dhe akuzoi mediat për manipulim:

Nuk miratoj veprimet e David Levy-t apo të drejtuesve të tjerë të industrisë muzikore ndaj një artisti që thotë të vërtetën e vet. Nuk mund të injoroj as mënyrën se si është trajtuar kjo çështje në media

-shkroi Dua.

Ajo reagoi ashpër ndaj gjuhës së përdorur nga Daily Mail, duke e cilësuar si të qëllimshme për të krijuar ndasi dhe për të gjeneruar klikime:

Historia ishte plotësisht e rreme dhe gjuha e përdorur ishte provokuese. Unë gjithmonë mbështes Palestinën, por shfrytëzimi i një tragjedie globale për të shitur gazeta më shqetëson thellësisht

Raportimet erdhën pasi Daily Mail publikoi se Dua kishte ndërprerë bashkëpunimin me agjentin e saj të gjatë, pas përfshirjes së tij në një fushatë për të ndaluar pjesëmarrjen e grupit reper pro-palestinez “Kneecap” në festivalin “Glastonbury”.

Fushata, e mbështetur nga Levy dhe disa figura të tjera të industrisë muzikore izraelite, u bë publike pas rrjedhjes së një emaili “privat dhe konfidencial”.

Dua Lipa i cilësoi këto raportime si të pavërteta dhe theksoi se nuk do të lejojë që emri i saj të përdoret për përfitime sensacionale.