Gossip Showbiz

Dua Lipa konfirmon fejesën me aktorin Callum Turner! “Jam shumë e lumtur”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka konfirmuar zyrtarisht fejesën me aktorin britanik Callum Turner.

Lajmi u bë i ditur gjatë një interviste të fundit për revistën prestigjioze “British Vogue”, ku 29-vjeçarja rrëfeu emocionet që po përjeton në këtë fazë të re të jetës së saj.

Po, jemi fejuar. Është shumë emocionuese

-u shpreh Lipa me një buzëqeshje në fytyrë.

Ajo tregoi gjithashtu se Turner kishte bashkëpunuar me shoqet e saj më të ngushta dhe motrën për të zgjedhur unazën e fejesës, gjë që e bëri këtë moment edhe më të veçantë.

Jam e fiksuar pas kësaj. Jam shumë vetvetja. Është ndjenjë e mrekullueshme kur e di që personi me të cilin do të kalosh jetën të njeh thellësisht.

Çifti, që për herë të parë u shfaq bashkë në publik në janar 2024 pas premierës së serialit “Masters of the Air”, po shijon këtë periudhë të fejesës, ndërsa ende nuk kanë nisur planifikimet për dasmën.

Dua ta përfundoj turneun tim, Callum është në xhirime, kështu që po e shijojmë këtë periudhë. Nuk kam qenë kurrë tipi që ëndërronte për martesë apo që mendonte si nuse. Por tani papritmas mendoj: ‘Oh, çfarë do të vishja?’

Fejesa e Duas dhe Callumit ka bërë bujë në mediat ndërkombëtare, duke emocionuar fansat që kanë ndjekur me kuriozitet lidhjen e tyre që nga fillimi.