Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner festojnë Pashkët në jug të Shqipërisë?

Pavarësisht sukseseve të mëdha në skenën ndërkombëtare, këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, vazhdon të mbajë të gjalla lidhjet me vendlindjen.

Artistja është rikthyer në Shqipëri për të kaluar festën e Pashkëve, duke zgjedhur jugun e vendit si destinacionin e saj të pushimit.

E shoqëruar nga partneri i saj, aktori britanik Callum Turner, Dua ka ndarë momente të veçanta në rrjetet sociale, ku shihet duke shijuar ditët me diell dhe natyrën shqiptare.

Në postimin e saj në Instagram, ajo ka shkruar thjesht:

Pashkët në shtëpi

– duke treguar se ndjehet gjithmonë si në shtëpi kur kthehet në trojet shqiptare.

Në disa nga fotografitë, këngëtarja e hitit “Levitating” shihet duke marrë rreze dielli, ndërsa temperaturat e larta i kanë krijuar kushte ideale për relaks dhe argëtim.

Kujtojmë se në vitin 2022, Dua Lipa mori nënshtetësinë shqiptare, një moment që u prit me shumë entuziazëm nga publiku shqiptar.

Ajo gjithashtu ishte prezente në Kosovë në gusht të vitit të kaluar, ku mori pjesë në festivalin “Sunny Hill”, të cilin e organizon së bashku me të atin, Dukagjin Lipa.

Vizitat e saj në Shqipëri janë gjithmonë një lajm i bukur për fansat shqiptarë, të cilët krenohen me arritjet e saj në skenën muzikore botërore.