Showbiz

Dua Lipa shfaq unazën e fejesës nga foto me Callum Turner

Dua Lipa ka ndezur edhe njëherë tjetër  rrjetet sociale pasi ndau me ndjekësit e saj një moment të ëmbël me partnerin Callum Turner  duke treguar për herë të parë edhe unazën e fejesës.

Këngëtarja 29-vjeçare publikoi në Instagram disa foto nga jeta e saj personale, ku spikasnin çastet romantike me aktorin britanik dhe qenin e tyre, Golo. Në një nga fotot më të komentuara, Dua shihet duke buzëqeshur me një martini në dorë, teksa Callum – 35 vjeç, i njohur për rolin në “Fantastic Beasts”  e puth në faqe me përkëdheli.

Në një tjetër foto, çifti shfaqet i shtrirë në bar gjatë një shëtitjeje me Rottweiler-in e tyre, ndërsa unaza e madhe në dorën e Dua-s tërheq gjithë vëmendjen.

Ndërkohë, në një selfie të afërt, ylli shqiptar sërish e vë në pah unazën duke ndezur spekulimet e fejesës që tashmë duken të konfirmuara.

Në një tjetër dalje, ajo mahniti me një fustan rozë të shkurtër dhe një këmishë me vija, duke dëshmuar edhe njëherë sensin e saj të stilit.

Dua dhe Callum janë në një lidhje prej disa vitesh dhe janë parë së bashku në shumë evente të rëndësishme, por ky postim i fundit duket se shënon një kapitull të ri në historinë e tyre të dashurisë.