Showbiz

Dua Lipa nominohet në dy kategori në “NME Awards”

“NME Awards” është organizuar për herë të parë rreth 66 vite më parë dhe përkon me ceremoninë e ndarjes së çmimeve britanike të muzikës e themeluar nga revista prestigjose “NME”.

Një ndër pretendentet për 2 çmime të rëndësishme është këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa. 23-vjeçarja është në garë për këngën më të mirë në Britani dhe këngën më të mirë në botë.

Nominimet e saj janë bërë në bazë të projektit muzikor “Don’t Start Now” që u shndërrua menjëherë në hit dhe ka kaluar mbi 100 milion shikime në kanalin YouTube.

“Don’t Start Now” është pjesë e albumit të dytë të këngëtares që quhet “Future Nostalgia”.