Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa po tërheq vëmendjen me atë që quan epokën e saj të re në muzikë.
Ajo ka risjellë për të gjithë muzikën klasike ‘dance’ të cilën fansat e kanë mbështetur pa masë.
Së fundmi 23-vjeçarja ka publikuar projektin e tretë muzikor të këtij albumi që quhet “Physical”. Kënga ka marrë mijëra shikime që në orët e para të lançimit.
Më datë 1 shkurt klipi i kësaj prurjeje do të jetë premierë në kanalin zyrtar të Dua Lipës në YouTube.