Showbiz

Dua Lipa u punon një rreng blerësve në market

E ftuar për herë të parë në “The Ellen Show” nga Ellen DeGeneres, këngëtarja me origjinë shqiptare na ka bërë të gjithëve për të qeshur.

Ashtu si shumë të ftuar edhe Dua është bërë pjesë e lojrave të krijuara nga drejtuesja e spektaklit. 23-vjeçarja duhet të maskohej dhe të shkonte në supermarket për tu recituar njerëzve të panjohur tekste të këngëve të saj.

E gjithë kjo lojë u regjistrua nëpërmjet një kamere të fshehtë për të parë reagimin e njerëzve dhe duhet theksuar se të gjithë qeshën shumë.