“A je bre normal” nga Meriton Mjekiqi, erdhi këtë episod me një të ftuar shumë special, një artist shqiptar shumë i suksesshëm e me famë ndërkombëtare, Gashi. Ai ka rrëfyer më shumë mbi karrierën, label-in e tij, bashkëpunimet me emrat e njohur, por dhe shumë detaje të tjera të pathëna më parë…
Gashi e nisi këtë intervistë duke folur më shumë mbi label-in e tij Orca Sound Records:
Unë kam nisur label-in tim. Kontrata ime e parë ka qenë me Jay-Z dhe e dyta me RCA Records, kam ndejtur me ta për 7 vjet. Kur mbaroi kontrata unë nisa label-in tim. E kam quajtur Orca, sepse orka është balena vrasëse, më e fuqishme në ujë. Këtu në Amerikë thonë që çdokush është ‘peshkaqen’, por peshkaqenët largohen kur shikojnë orkën. Pra kjo ishte ideja e Orca Sound Records.
Si erdhi albumi yt ‘country’?
I kam bërë një cover Johnny Cash dhe familja e tij e publikoi videon dhe thanë që është coveri më i mirë që i është bërë, sepse shumë artistë të therë e kishin bërë dhe më herët. Një herë kur kam qenë me të dashurën time asokohe duke shkuar në Nashville, ndaluam të merrnim ndonjë pije dhe ajo po shikonte dorën tek një fallxhore. Kur shkova të shikoja se pse po vonohet ajo kaq shumë, sa hap derën dhe hyj brenda, fallxhorja shtanget dhe më thotë se unë duhet të bëj muzikë country. Sepse më tha që Johnny Cash ka pasur një vëlla që ka vrarë veten dhe shpirti i atij ka hyrë në zemrën tënde. Nuk e besova këtë, janë broçkulla mendova. Por dy javë më vonë, më thirri familja e tij dhe më tha atë që ka thënë ajo. Pas kësaj nisa ta bëja.
Ky tani është albumi i parë që e bën me label-in tënd, kur do të dalë?
Nuk do ta jap një datë, vetëm do ta nxjerr. Do të jetë hera e parë që do të bëj rap. Do të prezantoj artistin tim të ri, sepse në 2020 nënshkrova me një artist të ri, që e ka emrin Alex Sucks, rockstar, shumë i mirë. Kam dashur të nënshkruaj me artisten e parë shqiptare nga Londra, Qëndresa. Muzika e saj është shumë e mirë. Por nuk kam mundur për shkak të pandemisë. Dhe nuk i dihet se çfarë ndodh tani. Dhe së fundmi kam nënshkruar me një astist të ri, është reperi im më i preferuar. Quhet Jimmy Banks, është nga Brooklyn, dhe është reperi më i mirë që kam dëgjuar ndonjëherë në jetën time. Bën atë muzikë që unë dëgjoj, sepse më pëlqen ajo muzikë.