Së fundmi, gjatë një vizite në Heavy Sound, Skoci, Kate Middleton, takoi një organizatë që ndihmon fëmijët e vegjël ku dhe u përpoq të luante një këngë elektronike në një tastierë.
Dukesha e Kembrixhit u udhëzua nga një DJ i mirë mirëpo performanca nuk i ka pëlqyer aspak dhe ka kërkuar që e gjitha kjo të fshihej sepse sipas saj kishte krijuar një muzikë shumë të keqe dhe veshët e saj nuk mund ta duronin një muzikë të tillë.
Normalisht e gjithë kjo situatë u kalua me shumë sportivitet dhe optimizëm nga Kate dhe u largua e buzëqeshur së bashku me Princin William.
Keep up the incredible work @vruscotland in leading the way in finding compassionate, holistic, human-led solutions.
Oh and please do delete that music… pic.twitter.com/wnuOgvDpTI
— The Prince and Princess of Wales (@KensingtonRoyal) May 24, 2021
Rikujtojmë, se dyshja mbretërore i thanë “Po” njëri-tjetrit më 29 prill të 2011-s. Kate Middleton dhe Princi William kanë ndarë me ndjekësit e tyre në “Instagram” dy fotografi të shkrepura disa ditë më parë nga fotografi Chris Floyd për përvjetorin e 10-të martesës së tyre. Çifti shfaqen të dy të veshur me të kaltër, duke buzëqeshur përkrah njëri-tjetrit në një foto të rrallë, romantike të tyre.
Vetëm disa orë pasi Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle u shpreh në intervistën me Oprah Winfrey-n se Kate Middleton e ka bërë për të qarë, kjo e fundit la të kuptohet se ka ndodhur e kundërta.
Rikujtojmë gjithashtu se Princi William i trishtuar për vdekjen e gjyshit të tij, ka shpërndarë një mesazh pas vdekjes së Dukës së Edinburgut, ku shprehet se atij do t’i mungojë shumë. Homazhi prekës është shpërndarë në faqet zyrtare të mediave sociale të Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit, së bashku me një foto të Princit Philip me Princ George.