Aktualitet

Dy akse kombëtare i nënshtrohen rikonstruksionit në veri të vendit, devijohet trafiku

Nga sot, dy akse të tjera kombëtare do t’i nënshtrohen rindërtimit në veri të vendit. Ato janë Ura e Bunës-Murriqan dhe Lezhë-Shëngjin. Policia Rrugore kërkon mirëkuptim nga drejtuesit e automjeteve, pasi për shkak të punimeve, trafiku do të devijohet. Ndërkaq, në rajonin jugor, ndërhyrje të plotë pritet dhe për rrugën Gjirokastër-Lazarat. Investimi prek shifrën e 1 milion eurove.