Është plotësisht e natyrshme që herë pas here, njerëzit të dyshojnë nëse marrëdhënia e tyre është ajo që “duhet të jetë”. Por janë disa shenja që tregojnë se marrëdhënia juaj është e përsosur edhe pse ju nuk mendoni kështu.
Në këtë artikull janë analizuar shenjat e marrëdhënieve në çift dhe kemi gjetur mendime ekspertësh se përse shumë çifte nuk ndjekin stereotipet dhe janë akoma shumë të lumtur.
Ju nuk flisni shumë. – Ju mund të qëndroni së bashku në heshtje për një kohë të gjatë. Ju nuk ndiheni rehat dhe nuk keni pse të flisni gjithë kohën. Çiftet që mund të qëndrojnë së bashku në heshtje, duke bërë gjërat e tyre, kanë një lidhje shumë të veçantë.
Ju shkoni për pushime veç e veç. – Numri i personave që shkojnë me pushime pa partnerët e tyre po rritet, me rreth një të tretën e të rriturve amerikanë që pranojnë se shkojnë në udhëtime vetëm. Madje, kjo mund t’a bëjë marrëdhënien tuaj më të fortë: nëse e doni vërtet partnerin tuaj, do t’ju marrë malli për të.
Partneri juaj nuk kalon kohë me familjen tuaj. – Nëse prindërit dhe partneri juaj shkojnë mirë, kjo është diçka shumë e mirë. Partneri juaj nuk ka pse të marrë pjesë në darka familjare me prindërit tuaj, por ai ose ajo përsëri ju do dhe rrespekton gjithmonë të afërmit tuaj.
Ju grindeni shpesh. -Ndonjëherë kur jeni shumë të zemëruar me njëri-tjetrin, keni debate. Doktoresha Elizabeth Dorrance thotë se njerëzit që duam më shumë, përfitojnë sa më shumë nga emocionet tona negative. Nga ana tjetër, konfliktet janë të mira për marrëdhëniet sepse ato tregojnë se të dy duhet të ndryshoni diçka. Është e rëndësishme të jeni në gjendje t’i jepni fund konflikteve me qetësi dhe të pranoni gabimet tuaja.
Ju flini të ndarë. -Ju flini të ndarë sepse njëri prej jush gërhet gjatë gjumit dhe tjetri zgjohet me zhurmën më të vogël. Psikologia Katherine Schreiber thotë se gjithnjë e më shumë çifte po flenë të ndarë për këto arsye në ditët e sotme.
Ju nuk keni fëmijë. -Ju të dy e pranoni këtë fakt dhe është në rregull për të dy. Psikologët thonë se çiftet pa fëmijë janë shpesh më të lumtur se ata që kanë fëmijë.
Ju kaloni më pak kohë së bashku sesa dëshironi. -Ju nuk mund të kaloni shumë kohë së bashku, por nuk shqetësoheni për këtë: i besoni partnerit tuaj dhe jeni të sigurt për ndjenjat e tyre. Sigurisht, sa kohë kaloni së bashku është e rëndësishme, por sipas psikologëve, mënyra se si e kaloni kohën është shumë më e rëndësishme. Mjafton të organizoni gjëra që ju pëlqejnë dhe ju bëjnë të ndiheni mirë.