Në platformën “e-Albania” është publikuar protokolli për klinikat dentare. Në kuadër të lehtësimit gradual të masave, ato hapen më 11 maj por ISHP i rekomandon të kufizohen në vizita urgjente vetëm gjatë kësaj periudhe të pandemisë. Çdo ditë, administratori i klinikës dentare duhet të kryejë vlerësimin për prezencën e simptomave të COVID-19/ës në personat e punësuar dhe pacienteve. Personat me temperaturë 37.5 nuk lejohet të hyjnë në klinikë. Nëse dikush shfaq simptoma gjatë apo pas punës, duhet të komunikojë direkt me mjekun e familjes.