Aktivistja suedeze, Greta Thunberg, e burgosur në Izrael pasi udhëtoi në bordin e Flotiljes Global Sumud, me ndihma për palestinezët në Gaza, iu tha autoriteteve suedeze se po mbahej në kushte të vështira burgu. Kjo u mësua nga korrespondenca mes Ministrisë së Jashtme të Suedisë, si dhe bashkëpunëtorëve të aktivistes e që u shqyrtua nga britanikja “Guardian”.
Konkretisht, Greta i deklaroi një zyrtari që e vizitoi në burg se po mbahet në një qeli të mbushur me pleshta në shtrat dhe se ka pak ushqim e ujë.
Ambasada arriti që ta takonte Gretën, sipas emailit të dërguar nga ministria njerëzve pranë Thunbergut. Ajo raportoi dehidratim dhe se nuk merrte sasi të mjaftueshme uji e ushqimi. Gjithashtu deklaroi se ka skuqje të lëkurës, që dyshon se iu shkaktuan nga pleshtat në shtrat. Greta Thunberg foli për trajtim të ashpër në qelinë ku mbahet e raportoi se për periudha të gjata, i duhej që të ulej në sipërfaqe të forta.
Shumica e aktivistëve të arrestuar të Flotiljes po mbahen në burgun Ketziot në Negev. Shërbimi i Burgjeve të Izraelit, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit, si dhe Ministria e Jashtme izraelite nuk iu përgjigjën kërkesës së britanikes “Guardian” për të komentuar rreth akuzave të Thunbergut.