Live From Tirana

“E dija që do më kushtonte”/Konsumoi drekë me të burgosurin, Anduena Llabani: E vërteta vlen më shumë…

E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë gazetarja e njohur Anduena Llabani, e cila bëri bujë me deklaratën e saj ku tha se kishte konsumuar një drekë me peshk dhe verë në burg me një të dënuar. Si qëndron e vërteta pas kësaj deklarate dhe kush ishte ky i burgosur?

E dije bujën që do bënte kjo deklaratë e jotja?

Deri diku po. E di reagimin e opinionit publik, një pjese të mirë të tekstshkruesve në rrjete sociale. Dhe me thënë të drejtën, përballë të vërtetës nuk ka frikë. E vërteta vlen më shumë se sa komentet bullizuese apo edhe fyese, denigruese ndonjëherë që kalon çdo lloj caku. Por duke pasur besim tek vetja dhe profesionalizmi im dhe tek ajo se çfarë njerëzit duhet të dinë për fenomene dhe ngjarje që në fund të fundit janë reale, qoftë edhe duke marrë përsipër mbi shpatulla komente të paqena ose të pavërteta, preferova që ta them. Ndonëse me pak humor, sepse e kuptova edhe vetë që ajo gjë që thoja do më kushtonte në sensin mediatik. Por profesionalisht jo.