Botë e Çuditshme Lifestyle

E fiksuar pas “syrit të dhelprës”, 21-vjeçarja pas kirurgjisë plastike përfundon e deformuar!

“Fox eyes” është një nga tendencat më të fundit të kirurgjisë plastike dhe shumë vajza të famshme e zgjedhin këtë procedurë për të ngritur vetullat. Procedura përfshin futjen e fijeve të biodegradueshme nën lëkurë, të cilat i japin më pas syve një pamje më të bukur pasi tërheqin lëkurën rreth tyre, duke ngritur cepat e vetullave.

Mirëpo kjo teknikë ndonjëherë mund të rezultojë jo shumë pozitive për shumë arsye. Një e re nga Sydney, e quajtur Jessie Carr ka treguar historinë e saj duke u bërë virale në rrjetet sociale. Ajo rrëfeu se pagoi 2,000 dollarë për ngritjen e vetullave, për të përftuar të ashtuquajturën “syrin e dhelprës”.

21-vjeçarja ndau përvojën e saj në një seri videosh në TikTok duke treguar se fijet që i kishin vendosur në fakt ishin të dukshme edhe në pjesën e jashtme të lëkurës. Kur ajo vendosi që t’i hiqte fare ato, nuk e mendoi kurrë se kjo do të shndërrohej në një makth për të. Ajo tregoi se pasi ndërhyri, fytyra e  saj filloi të ënjtej dhe qëndroi ashtu për më shumë se dy javë.

Pasi ënjtja u zbeh, fillova të vërej se vetullat e mia ishin krejtësisht të pabarabarta.

@

♬ –

8 javë më vonë vetullat më në fund kishin “rënë” përsëri në pozicionin origjinal. “Kisha gunga në fytyrën time,”- tha ajo duke i bërë thirrje vajzave që të mos e përdorin këtë teknikë dhe të ishin shumë të kujdesshme për çdo ndërhyrje tjetër estetike.