Aktualitet

E gënjeu me karamele dhe e preku në vende intime 12 vjeçaren, arrestohet 60-vjeçari në Maliq!

Një 60 vjeçar dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 12 vjeçare në Maliq, ngjarje e ndodhur një ditë më parë. Sipas informacioneve, ka dyshime se fillimisht e tërhoqi duke e gënjyer me karamele e të holla dhe më pas e ka prekur në vende intime.

E mitura ka arritur të largohet duke shmangur kontaktin me 60 vjeçarin. Kanë qenë prindërit, të cilët shkuan pranë komisariatit të Maliqit bashkë me të miturën. Në prani të psikologut, vajza tregoi rrethanat e ngjarjes. Komisariati i Maliqit ka arrestuar menjëherë 60 vjeçarin.

Sipas dëshmive të dhëna në polici nga nëna dhe e mitura, kjo e fundit kishte dalë për të hedhur mbeturinat e teksa po kthehej, fqinji i saj i zuri rrugën.  Ai e ka prekur në pjesë intime dhe ka tentuar ta puthë, ndërsa vajza është përpjekur disa herë të largohet.

Ai i ka dhënë disa karamele si dhe i ka thënë se do t’i jepte lekë, por e mitura ka arritur t’i largohet pasi e ka goditur në këmbë dhe ka shkuar menjëherë në shtëpi, ku i ka treguar ngjarjen nënës së saj. Menjëherë ato i janë drejtuar komisariatit të Maliqit për të denoncuar rastin. Hetimet e mëtejshme do të hedhin më tepër dritë mbi ngjarjen.