Ylli televiziv Kim Kardashian ka realizuar së fundmi reklamën për rroba banjot e reja të markës së saj “Skims”. Bukuroshja ka zgjedhur të shfaqet me një pamje të viteve ’80 teksa pozon si një Barbie, në një vilë me pishinë, së bashkë me dy qenë të bardhë. Në një tjetër foto ajo mban një telefon të vjetër, teksa shfaqet brenda vilës.
https://www.instagram.com/p/Cfek_yKpA52/
Kim mban veshur rroba banjo metalike dhe nxjerr në pah trupin e saj që si gjithmonë duket në super formë, sidomos kohët e fundit ku humbi edhe 21 kile. Flokët dhe make-up-i ishin gjithashtu si në vitet ’80. Siç e dimë Kim është kthyer në një muzë frymëzimi me stilin e saj prandaj pritet që rroba banjot metalike të rikthehen sërish në modë.
Së fundmi, 41-vjeçarja është paditur për shkelje të të drejtave të autorit në lidhje me linjën e saj të re të kujdesit për lëkurën, ‘SKKN by Kim’. Sipas padisë, të siguruar nga TMZ, ‘Beauty Concepts’ thotë se është një biznes në pronësi të një gruaje që i mbijetoi pandemisë dhe u zhvendos në një dyqan me tulla dhe llaç vetëm për të mësuar se Kim po lançonte markën e saj të re me një emër jashtëzakonisht të ngjashëm me të sajin.
Rikujtojmë, se Kim shkaktoi reagime të shumta kur u shfaq në ‘Met Gala 2022’ me fustanin ikonik të Marilyn Monroe. Megjithatë, duket se vetëm pozimi për foto në tapetin e kuq mund të ketë shkaktuar dëme në fustanin më të shtrenjtë në botë. Së fundmi, ‘Pop Culture’ postoi foto të fustanit, që dyshohet të jenë shkrepur para dhe pasi Kardashian e kishte veshur atë në Met. Një nga fotot tregon shenja të pëlhurës së tërhequr dhe kristaleve që mungojnë, veçanërisht rreth mbylljes së pasme të fustanit.