Prej rreth 30 minutash është mbledhur Kuvendi i Kosovës për seancën e jashtëzakonshme të kërkuar nga Qeveria, me fokus miratimin e përbërjes së ekipit të saj negociator në bisedimet me Serbinë. Opozita e bojkotoi këtë seancë, ku Ekzekutivi propozoi që listën e negociatorëve ta kryesojë Zv.Kryeministri Fatmir Limaj. Pjesë e saj do të jenë dhe Enver Hoxhaj, Behgjet Pacolli, Dardan Gashi, Avni Arifi e Mahir Yagcillar. Në këtë ekip, gjithashtu iu rezervohen vende partive opozitare e shoqërisë civile.