Aktualitet

E rëndë në Tiranë/ Gjykatësi qëllohet me armë në sallë, në gjendje të rëndë për jetën!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Mësohet se një person është futur i armatosur në ambientet e gjykatës dhe ka qëlluar me armë gjyqtarin e Apelit, Astrit Kalaja.

Mësohet se autori e ka qëlluar në sallën e gjyqit. Gjyqtari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe as identiteti i autorit. Ky i fundit është vënë në pranga dhe i është sekuestruar edhe arma.

Lajm në përditësim…