Gossip

E rrethuar nga Hermès dhe me korsetë seksi! Lily Allen sfidon të shkuarën pas divorcit dhe ‘çmend’ rrjetin në Krishtlindje!

Lily Allen duket se po jeton kapitullin e saj më të guximshëm pas divorcit nga David Harbour.

Këngëtarja 40-vjeçare, e cila ka shijuar suksesin e albumit të saj të fundit West End Girl, ku rrëfen me nota artistike fundin e martesës, ka shpërthyer në rrjetet sociale ditën e Krishtlindjes me postime që nuk kaluan pa u vënë re.

Artistja publikoi disa foto ku shfaqej e veshur me një korsetë transparente rozë prej dantelle, një robë blu të hapur dhe taka Manolo Blahnik, ndërsa rreth saj binin në sy dhurata luksoze Hermès.

Pamja provokuese dhe luksi i shfrenuar bënë që ndjekësit të spekulonin se dhuratat mund të ishin nga partneri i saj i ri i përfolur, Jonah Freud, 28 vjeç.

Ironikisht, këto postime vijnë pasi Lily ka pranuar hapur se po ndjek terapi për varësinë nga blerjet. Megjithatë, pema e saj e Krishtlindjes ishte e mbushur me kuti portokalli Hermès, duke dëshmuar se ajo ende nuk heq dorë lehtë nga luksi.

Në podcast-in e saj Miss Me?, Lily zbuloi se ka shpenzuar shuma marramendëse, përfshirë një Porsche 120 mijë paund dhe një çantë Hermès prej 16,500 paundësh, duke thënë me humor se ndihet “sikur është miliardere”.

Jo vetëm kaq. Postimet e fundit në Instagram përfshinin edhe “thumbime” ndaj ish-bashkëshortit, si përgatitja e një ëmbëlsire me biskota Madeline, një referencë e drejtpërdrejtë ndaj gruas që Lily ka akuzuar si të përfshirë emocionalisht me David Harbour, si dhe një dekor “Pussy Palace”, emër që ajo ia ka dhënë shtëpisë së aktorit, ku pretendon se ai kishte afera.

Pas një viti të vështirë emocionalisht, divorcit të bujshëm dhe transformimit personal, Lily Allen duket më e fortë, më provokuese dhe më e vendosur se kurrë të jetojë sipas rregullave të saj.

Dhe nëse Krishtlindjet e saj ishin një mesazh, ai ishte i qartë: Lily është rikthyer, dhe nuk kërkon falje për asgjë.