Celebrities Gossip Showbiz

E vërteta që nuk dini për aktoren Demi Moore!

Fansat e Demi Moore janë befasuar kur kanë mësuar se emri i saj i lindjes është Demi Gene Guynes dhe se është rritur në Roswell, New Mexico, qyteti i njohur për incidentin famëkeq të UFO-ve në vitin 1947. Ajo mori mbiemrin Moore pas martesës me muzikantin Freddy Moore në vitin 1979. Aktorja e famshme, e cila së fundmi u rikthye në vëmendje me një performancë të nominuar për Oscar në filmin The Substance, ka pasur një fëmijëri të trazuar.

Ajo mësoi në moshën 13-vjeçare se Dan Guynes, burri që e kishte rritur, nuk ishte babai i saj biologjik. Babai i vërtetë, një pilot i Forcave Ajrore, e kishte braktisur nënën e saj para lindjes së Demit. Demi e nisi karrierën si modele dhe aktore në West Hollywood që në adoleshencë, dhe roli i saj në telenovelën General Hospital u bë hapi i parë drejt suksesit. Ajo kujton se u ndje “e tmerruar” kur hyri në botën e televizionit, por shpejt kuptoi se mund të jetonte nga aktrimi, një pasion që e kishte ndjekur që e vogël. Tani, pas dekadash në industrinë e filmit, Moore thotë se ndihet më e lirë dhe e pranuar se kurrë më parë.

Rikujtojmë, se titullin e personit më të bukur në botë për këtë vit sipas revistës People e fitoi Moore. Që nga viti 1990, revista People ka përzgjedhur njerëzit më të bukur në botë me qëllim që të prezantojë lexuesit me personazhet e famshëm që thyejnë stereotipet për bukurinë dhe frymëzojnë me shembullin e tyre. Nëpërmjet kësaj përzgjedhjeje prestigjioze, yje të shumtë të Hollivudit janë përfaqësuar ndër vite, duke përfshirë yllin e parë të kopertinës Michelle Pfeiffer dhe më vonë Julia Roberts, Beyonce, Kate Hudson dhe shumë të tjerë.

Ndërkaq, aktorja e njohur tregoi në një intervistë ekskluzive për revistën PEOPLE, sesi në të kaluarën e ka “torturuar” trupin e saj me stërvitje ekstreme dhe dieta të rrepta për të përmbushur standardet e bukurisë në Hollywood. Aktorja rrefeu se gjatë përgatitjeve për rolet në filmat Striptease dhe G.I. Jane, ka bërë stërvitje intensive, përfshirë çiklizëm deri në 26 milje në ditë, duke e përshkruar këtë si një formë ndëshkimi ndaj vetes. Sot, në moshën 62-vjeçare, Moore eshte me e butë me veten.