Celebrities Magazine

Demi Moore zbulon paragjykimin e saj se çmimi Oscar do t’i shkonte Mikey Madison!

Sezoni i çmimeve të filmit nuk përfundoi ashtu siç do të kishte dashur Demi Moore, pasi ajo mori një goditje të dhimbshme pasi humbi statujën e artë në Oscars 2025 për Aktoren më të Mirë.

Në një intervistë për kopertinën e revistës Time të publikuar të mërkurën, Demi Moore ka rrëfyer se pak momente para se Emma Stone të shpallte fituesen e çmimit për aktoren më të mirë, kishte ndjesinë se do të ishte Mikey Madison për interpretimin e saj në filmin ‘Anora’. Në bisedën me Time, Moore, e cila kishte fituar në të njëjtën kategori në Golden Globes për rolin e saj në filmin The Substance, rrëfeu se gjatë pauzës reklamuese ajo ndau ndjenjën e saj me menaxherin e saj.

Unë u përkula dhe i pëshpërita menaxherit tim: “Mendoj se është radha e Mikey”. Nuk e di pse e dija, por e dija.

Demi Moore shpjegon reagimin e saj ndaj humbjes së çmimit Oscar

Një nga situatat më të përfolura pas ceremonisë së edicionit të 97-të të çmimeve Oscar ishte pamja e zhgënjimit në fytyrën e Demi Moore, teksa Mikey Madison u ngjit për të marrë statujën e saj të artë, megjithatë, aktorja 62-vjeçare tha se ndihej shumë e “përqendruar dhe e qetë”.

“Unë nuk u ndjeva e shtypur. Nuk ndjeva asgjë nga kjo. Thjesht besova dhe besoj atë që ndodh”, tha Moore, e cila u bë favorite për t’u zgjedhur Aktorja më e Mirë dhe për të fituar Oscarin e parë të karrierës së saj. Moore shpresonte të fitonte dhe disa ditë pasi nuk e mori çmimin, një burim zbuloi për Page Six se “ajo nuk mund të mos ndihet zemërthyer” pas humbjes së çmimit Oscar.

Demi po e merr shumë rëndë këtë humbje sepse ndjeu se më në fund ky ishte shansi i saj për të marrë një çmim Oscar në shtëpi. Ajo është e emocionuar për Mikey dhe të gjitha femrat e tjera që u nominuan për këtë çmim, por sigurisht ishte një zhgënjim i madh të mos dëgjoja të përmendej emri i saj.