Celebrities Gossip Showbiz

Edisa zbulon të vërtetën! A ka qenë e lidhur jashtë me Mateo Borrin?

Në rubrikën “Trotuar” në emisionin E Diell, ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Edisa Demollari, ka komentuar hapur marrëdhënien mes Brikena dhe Mateo, duke mos kursyer kritikat.

Ajo u shpreh se nuk i është dukur e drejtë që një djalë, i cili sipas saj ka ekspozuar të shkuarën e një vajze në publik, të arrijë deri në finale.

Unë si vajzë, nuk do doja kurrë që një djalë që përmend të shkuarën e një vajze në publik të shkojë në finale

-u shpreh Edisa Demollari.

Duke komentuar dinamikën mes dyshes, ajo ngriti dyshime se marrëdhënia mes Brikena dhe Mateo mund të ketë qenë më shumë strategji sesa ndjenjë.

Nuk e di se si e bëri Brikena dasmën, sepse ai e nxori atë mashtruese. Mendoj që ata e kanë lojë, një lojë që është luajtur bukur

-tha ajo.

Madje, Demollari shtoi se shumë nga situatat mes tyre i kishte parashikuar që brenda shtëpisë, duke i cilësuar si të pritshme.

Edisa Demollari reagoi edhe ndaj aludimeve që e lidhin me Mateo, duke i mohuar kategorikisht.

Dua të distancohem totalisht nga Mateo. Nuk njihemi fare nga jashtë. Kam 16 vite që jam shkëputur nga Elbasani

-u shpreh ajo.

Sipas saj, interpretimet se reagimet e saj lidhen me xhelozinë janë të pabaza.

Mendoj që sulmin ndaj Brikenës donin vetë ata ta interpretonin si xhelozi… Ju lutem, hera e parë dhe e fundit që e them këtë

-theksoi ajo.

Megjithatë, në fund, Edisa Demollari bëri edhe një koment më të butë për Mateo.

Edhe unë i pëlqej çunat muskulozë, por dua që të jenë të fortë edhe në karakter… gjithsesi tek ai shoh një djalë të mirë

-përfundoi ajo.

Deklaratat e saj kanë ndezur sërish debatet në rrjet, duke rikthyer vëmendjen tek dinamika mes ish-banorëve të Big Brother VIP Albania.