Gossip Showbiz

Egla Ceno rikthehet në shtëpinë e “Big Brother” dhe rikrijon skenën në vaskë?

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4”, banorët po përballen me një sfidë të veçantë, ku duhet të tregojnë durim dhe vetëkontroll për të përballuar provokimet dhe reagimet që do t’u vijnë gjatë këtyre ditëve. Kjo ka sjellë një dinamikë të re, duke i shtyrë ata të testojnë kufijtë e tyre emocionalë.

Një nga surprizat më të mëdha për banorët ishte hyrja e aktores Egla Ceno, fituesja e edicionit të kaluar të BBVA, e cila hyri në shtëpi me synimin për t’i provokuar ata dhe për të vëzhguar se si do të reagonin.

Me stilin e saj të drejtpërdrejtë dhe karakterin e fortë, Egla ka provuar t’i testojë banorët, por ata kanë treguar një vetëpërmbajtje të jashtëzakonshme, duke arritur të mbajnë qetësinë dhe të mos bien në provokimet e saj.

Një moment që ka tërhequr vëmendjen e publikut ishte kur Egla vendosi të rikrijojë një skenë nga edicioni i kaluar, kur ajo bëri histroinë me vaskën me shkumë.

Aktorja u fut sërish në vaskë, duke ripërsëritur momentin viral, i cili menjëherë u bë një nga skenat më të diskutuar dhe më të ndjekura në rrjetet sociale, duke sjellë një valë nostalgjie tek fansat e BBVA.