Në një moment të tensionuar në oborrin e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, banorët u përfshinë në një diskutim të nxehtë që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Egli, duke vëzhguar Jozin që ndiqte Gjestin, bëri disa komente me humor, por edhe me kritika të ashpra. Ajo iu drejtua Jozit duke thënë:
Aman, mor burrë, pak vëmendje se po vdes, e mbarove, por s’po e kupton, ai po të shkon pas.
Egli vazhdoi më tej:
Ky duket sikur është i dashuruar me ty, po nuk po e pranon.
Në këtë moment, Gjesti e përmendi një situatë tjetër, duke i thënë Jozit:
Po frikësohesh ta lësh Lorin me mua?
Jozi, i irrituar nga fjalët e Gjestit, iu përgjigj menjëherë:
Ti s’po mund të bësh asgjë me femrën tënde, po lëre më të tjerët.
Egli nuk e ndali reagimin dhe me tone të ashpra e quajti Jozin si “një njeri të ulët”, duke shtuar se ai kishte pasur një tendencë të tillë që nga fillimi. Jozi e ndjeu provokimin dhe iu përgjigj duke i thënë:
Pse po të djeg kaq shumë, zemra?
Ky moment, plot me fjalë të forta dhe tensione, dëshmoi se marrëdhëniet mes banorëve të “Big Brother” janë bërë gjithnjë e më të ndërlikuara dhe të ngarkuara, duke krijuar situata të reja të përplasjeve dhe debateve që nuk kanë të ndalur.