Gossip Showbiz

Egli dhe Gjesti sërish përballë njëri-tjetrit? “S’je burrë ta bësh…”

Marrëdhënia mes Eglit dhe Gjestit ka kaluar përmes uljeve dhe ngritjeve pas rikthimit të Eglit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke përfshirë momente të qeshura, por edhe përplasje të ashpra.

Në një video të publikuar nga ky reality show, dyshja u përfshi në një debat të tensionuar, ku Egli e akuzoi Gjestin për mungesë sinqeriteti dhe për mosbërjen e një bisede të qetë me të që nga rikthimi i saj.

S’ke ardhur të bësh një bisedë, se kaq i papjekur je, je kalama, bërtit nëpër shtëpi si budalla. Hajde dhe ziju, bëj sherr ti me mua. Se atë bisedën e qetë s’e bëre kurrë, se s’je burrë ta bësh.

Gjatë diskutimit, Egli e kritikoi Gjestin për hipokrizinë, duke i thënë se ai kishte dështuar të bënte një bisedë të sinqertë, ndërkohë që Gjesti i kundërpërgjigjej duke u shprehur se Egli nuk e meritonte.

S’dua ta bëj, s’e meriton.

Gjatë shkëmbimit të fjalëve, Egli e akuzoi Gjestin për ofendime dhe për ulërima të paarsyeshme në shtëpi, duke e quajtur “kalama”, ndërsa Gjesti e pyeti se kujt i drejtohej me fjalën “budalla”.

Ty po të them, ti më ke ofenduar mua, duke ulëritur me gishta në vesh, duke ofenduar.

Ky debat ka shkaktuar reagime të shumta nga fansat në rrjetet sociale. Disa prej tyre kanë mbështetur Egli për qëndrimin e saj të drejtpërdrejtë, ndërsa të tjerë e shohin Gjestin si viktimë të situatës. Të gjitha sytë janë tani të përqendruar tek zhvillimi i marrëdhënies së tyre në ditët në vijim.