Showbiz

“Egli ka përdorur veten e saj për lojë”/Valbona Mhilli: Gjesti fituesi i BBV4, e meriton plotësisht!

Mëngjesin e sotëm e ftuar në studion e “Wake Up”, ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Valbona Mhilli. Ajo ka komentuar mbi ndodhitë e fundit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, si dhe mendimin e saj për finalistët e këtij edicioni…

Si e sheh ti Gjestin?

Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është fituesi i “Big Brother VIP 4” dhe e meriton plotësisht. E them këtë duke njohur zemrën e tij, lojërat, ngucjet. Javën e parë na bëri t’i shkonim të gjithë nga mbrapa. Ka pasur një energji të madhe. Një i ri i talentuar me një fëmijëri jo të lehtë, histori të trishtuara por të finalizuara me sukses. Duhet t’i japim suport të rinjve, por dhe për shkak të sfidave që ka kaluar në shtëpinë e BBV.

Si e komenton marrëdhënien mes Eglit dhe Gjestit?

Kur kam qenë aty brenda mundohesha ta këshilloja Eglin, të përballet me veten, gjë që Egli nuk e bëri kurrë. Kur u pyeta dje se kë shihja si finalistët e tjerë, historia dhe peripecitë e Eglit, vështirësitë e mëdha më bënë për momentin të thoja emrin e saj. Më ishte fikur automati. Por u kujtova që kam Jozin tim aty. U riktheva dhe thashë që dua të rithem përgjigjen time dhe thashë Jozi. Egli është një zvarranike, duke ecur në kurrizin e të tjerëve. Gjesti i ka ofruar lojën Eglit dhe ajo e ka përqafuar lojën. Ka përdorur veten e saj në atë shtëpi dhe nuk na dëgjonte kurrë.