Ja vlen të përmendet se ka qenë një rrugëtim i mbushur plot emocione, dramë, humor si dhe shumë dashuri.
Kjo prej romancës së tij të krijuar me një prej banoreve më të komentuara të këtij sezoni, Egli Takon.
Një marrëdhënie me shumë ulje dhe ngritje, një lidhje e cila ka krijuar pikëpyetje në rrjet nëse çifti do të qëndronte bashkë dhe pas përfundimit të garës për 100 mijë euro.
Mesa duket thashethemet dhe dyshimet morën një përgjigje pasi dyshja janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit në një nga club-et më të mira të jetës së natës në Tiranë. Egli dhe Gjesti po shijonin muzikën duke shkëmbyer momente romantike mes njëri-tjetrit.