Sport

Egnatia “kampione e dimrit”, mund 0-1 Teutën! Dinamo e fiton me përmbysje derbin e katër golave me Partizanin!

Dinamo e Ilir Dajës ka rezultuar e fortë për Partizanin, duke fituar derbin me rezultatin 1-3 në stadiumin “Arena e Demave”. Dinamovitët e fituan me përmbysje takimin e vlefshëm për javën e 18-të të Superiores.

Pjesa e parë foli më tepër për Partizanin, që gjeti golin me Rrok Tomën në minutën e 44-t. Më pas në pjesën e dytë, ekipi i Ilir Dajës reagoi duke funksionuar pas instruksioneve në dhomën e zhveshjes.

Fillimisht baraspeshën e vendosi Bregu me një supergol nga goditja e dënimit, ndërsa faullin e kishte shkaktuar Sembene. Më pas goli i përmbysjes erdhi nga Guindo, që shfrytëzoi pasimin e Berishës. Ky i fundit nxori zbuluar mbrojtjen e Partizanit të Kërnajës.

Skuka kishte mundësinë e artë për të vendosur baraspeshën, por nuk u vendos si duhet. Kështu asistimi i Kazim Ogunlejes që bëri gjithçka mirë fillimisht, shkoi dëm. Prapavija e “demave” gaboi më pas edhe në golin e katërt të derbit. Kështu Janjeva i dha një top Nezirit, që detyroi Bytyçin të shkaktonte autogol.

Rezultati u vulos 1 me 3. Pas 18 javësh, Dinamo mban vendin e tretë me 9 pikë më tepër se Partizani i vendit të gjashtë.

PARTIZANI 1-3 DINAMO

44′ Toma – 48′ Bregu, 73′ Guindo, 90+2′(ag) Bytyçi

Egnatia mposhti Teutën në “Niko Dovana” me rezultatin 0-1, duke u shpallur kështu kampione e dimrit. Një përballje tepër emocionuese që pati gjithçka, teksa në fund ishin rrogozhinasit ata që festuan falë golit të Kastriot Selmanit dhe pritjeve shpëtimtare të portierit Dajsinani.

Në minutën e 58-të, Teuta gjeti rrugën e rrjetës me Jurgens, por goli u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Falë këtij triumfi Egnatia u ngjit në kuotën e 37 pikëve në 18 javë. Kjo ishe fitorja e 11-të në total për ekipin e Tetovës.

TEUTA 0-1 EGNATIA

Selmani 61′