Celebrities Gossip Showbiz

Einxhel xhelozon përsëri raportin e Beniadës me Donaldin, mos vallë shoqëria mes vajzave po “kriset”?!

Që pas konfliktit që Donaldi pati me Einxhel, gjërat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri janë tensionuar dhe janë përfshirë edhe banorët e tjerë. Duket se Einxhel nuk është ndierë aspak mirë nga afrimiteti që Beniada ka patur me Donaldin dhe shpeshherë ia ka shprehur këtë gjë edhe mikes së saj. Beniada nga ana tjetër është mundur t’i shpjegojë që e vlerëson shumë atë si miken e saj por nga ana tjetër vlerëson shumë edhe Donaldin me të cilin ka patur përherë një raport korrekt.

Mbrëmjen e djeshme pas spektaklit, Beniada është rrëfyer përsëri te Einxhel duke e risqaruar edhe njëherë se e vlerëson shumë Donaldin pavarësisht nëse banorët nuk e duan apo nuk kanë më respekt për të. Ajo ka shprehur këto fjalë:

Donaldi është tek ata persona që kam vlerësuar gjithmonë.

Einxhel i kthehet duke i thënë:

Në sytë e mi nuk më është dukur që ti marrëdhënien me Donaldin e ke patur më të ngushtën se sa me banorët e tjerë. Ke patur banorë të tjerë shumë më të afërt se ai përveç meje. Më shumë ke ndenjur me Dagzin se me Donaldin. Donaldin unë nuk e kam parë ndonjëherë të ulet e të rri këtu me ty, apo të bëjë muhabete e të pijë kafe siç bëjnë banorët e tjerë që janë të afërt me njëri-tjetrin.

https://www.instagram.com/p/CZwUdGyFzt9/