Celebrities Live From Tirana

Ekskluzivisht për TAR/ Fituesi i “Big Brother 2”, Qetsor Ferrunaj ka një vërejtje për banorët e “BBV”!

I ftuar në një lidhje telefonike për “Live From Tirana”, ishte fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother”, Qetsor Ferrunaj. Qetsori ka qenë një nga personazhet më të dashur dhe më të pëlqyer të publikut. Por si e kujton ai këtë eksperiencë të tijën?

Kanë kaluar 12 vjet, unë besoj se ju do të keni qenë të rinj në atë kohë. Kanë qenë kohë të bukura televizioni. Por përderisa e përjetova me një fitore është akoma edhe më këndshëm. Edhe kontributi që të jep në jetën e përditshme, në botën e televizionit apo botën e artit, është një gjë që nuk e kishim parashikuar. Mua gjithmonë kur më pyesnin se çfarë doja të bëhesha kur isha në shkollë, thoja traktorist (qesh). Jo për mburrje por “Big Brother 2” ka qenë shumë i bukur. 

Si e përjetoi ai kur Arbana tha emrin e tij si fituesin e çmimit të madh?

Nuk e harroj kurrë. Ai ishte momenti final. Ishte i paharrueshëm. Edhe ambienti, atmosfera jashtë ishte shumë interesante. Kishte shumë emocione të forta. 

Cila ka qenë strategjia që Qetsori ndoqi që i solli atij fitoren?

Unë në fillim mendoja se do të rrija një javë aty, se ishte lojë shumë e stresueshme, shumë e vështirë. Me kalimin e kohës edhe javën e parë ashtu e kalova, nën efekt hipnoze komplet. Por duke kaluar koha, duke u marrë me kuzhinën, me bisedat e përditshme, duke qenë edhe sportist, zhytës, në këto momente trysnie të jep një lloj qetësie sporti. Dhe fillova që ta fitoj atë qetësinë, ditë për ditë nga një batutë, duke kaluar këndshëm. Do të doja të kritikoja banorët tani se asnjëri prej tyre nuk është akoma një polumbar, që ta mbajë presionin. Të shtojnë pak sensin e batutave aty brenda që të na argëtojnë më shumë. Janë 100 mijë euro për t’u marrë, nuk mund të merren vetëm me sherr, stres. 

Kë sheh ai si fitues të këtij edicioni?

Donaldi dhe Iliri janë në një garë shumë të fortë që gjatë gjithë kohës janë duke punuar edhe me veten edhe me gjithçka që i rrethon. Megjithatë mendoj që mes tyre të dyve do të orovatet çmimi. Por ka edhe personazh femër, Monika Lubonja po mban goxha qëndrim. Fitorja do të jetë e vështirë për secilin prej tyre. Do të doja të fitonte Donaldi, meqë është edhe nga fshati im.