Celebrities Live From Tirana

Ekskluzivisht për TAR, Genard Hajdini si rrallëherë rrëfehet për lidhjen e tij 5-vjeçare!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio, Genard Hajdini, fenomen i rrjeteve sociale. Genardi ndër të tjera na “hapi zemrën” dhe na rrëfeu më shumë në lidhje me vajzën që ka patur në krah si partnere për gati 5 vite.

Cilat ka qenë sakrifica që Genardi ka bërë për vajzën që dashuronte?

I qëndrova pranë, ajo pati një peripeci, mamaja e vet u sëmur me kancer dhe në atë moment o do ecja bashkë më të në këtë situatë o do të ndaheshim. Kishim 6 muaj bashkë atë kohë. Kjo histori ka nisur në vitin 2012, kur isha në Shqipëri, ishte proces i vështirë pasi u hasa me spitalet për ta kuruar por në fund nuk ia dolëm dot. Të gjitha këto gjëra ishin të vështira sepse i përjetova edhe me humbjen e mamasë time e cila ndërroi jetë nga një plumb qorr. E ndjeja dhe e kuptoja. Ishte një moment pas disa vitesh, në vitin 2016-2017 që do të merrnim një vendim për t’u martuar, lamë edhe datën e martesës te Kisha dhe aty patëm një keqkuptim. Ishte situata që na duheshin lekë për dasmë, kërkova te xhaxhai, te babai se të gjithë lekët që kisha grumbulluar u harxhuan. Kur erdhi puna që kërkova lekë për darkën e dasmës asnjë nuk më ndihmoi edhe pse ishin në gjendje. 1 milionë lekë të vjetra kërkova dhe askush nuk më mbështeti.

Po sa i përket dhunës që ushtrohet ndaj burrave, çfarë mendon Genardi?

Xhelozia e grave është e madhe dhe jo gjithmonë me të drejtë. Kur dilja nga liqeni partnerja që kisha më thonte që mos shiko majtas/djathtas por më shiko vetëm mua. Njëherë më goditi me dy grushta te klavikula sepse isha në një restorant peshku, pash filanen dhe thash: ‘Sa e mirë ishte bo’. Më ka gjuajtur, më ka dhimbtur shumë shpatulla dhe nuk i ktheja dot dorë. Përpara se të lidhesha me këtë vajzën pata tentativa të lidhesha edhe më të tjera. Vajzat më kanë mashtruar. I dhash lekë borxh njërës dhe mësova që ajo merrej me një çunë tjetër. Një tjetër më linte ta prisja 2-3 orë jashtë dhe në fund i jepja dhe darkë.(qesh) Dhuna psikologjike është shumë e rëndë. Unë me atë vajzën që isha e lidhur për 5 vjet edhe kur isha në New York më kontrollonte, ishte posesive. I thoja përherë: ‘Na mbyte’.(qesh)

Një mesazh për lidhjet posesive, për marrëdhëniet toksike nga Genardi?

Duhet që njerëzit të kenë pozitivitet. Duhet ta sfumojnë toksicitetin me pozitivitet. Çdo njeri ka një burim energjie, pikat e forta të tyre duhet t’i maksimizojnë dhe t’i japin një shtyrje negativitetit. Ta ndriçojnë shpirtin me gjëra pozitive qoftë edhe me muzikë sepse të shëron shpirtin. Ta gëzoni jetën, të shijoni diellin, natyrën, ujin që e kemi shumë të mirë por edhe të shijoni marrëdhëniet me dashuri, jo ato toksike.

Ndërkaq në një lidhje telefonike kishim edhe Sonida Hajdinin, motrën e Genardit. Çfarë vëllai është Genardi për Sonidën dhe për çfarë zihen ata më së shumti? Për më shumë ajo na thotë:

Genardi është super. Jam e prerë unë jo autoritare.(qesh) Zihemi shpesh për gjellën që bëj, kur nuk i pëlqen. Unë kam byrekun me domate specialitet. Genardi jepet shumë për familjen e tij.