Celebrities Live From Tirana

Genard Hajdini në TAR: “Kam harxhuar 50 milion lekë për të njohur femra”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” për të folur rreth Ditës Ndërkombëtare të Burrave ishte i ftuar në studio, Genard Hajdini, fenomen i rrjeteve sociale. I njohur për videot e tij gazmore, plot sarkazëm, Genardi është shumë i diskutuar edhe për raportin që ka me motrën e tij, Sonida Hajdinin.

Por le të ndalemi pak te përgjegjësitë e Genardit në shtëpinë e tij. Cilat janë ato? Për më shumë ai na thotë:

Gjëja kryesore për burrat është të siguroj të ardhurat, mua më ka ndihmuar edhe Paqësori (babai) te qeraja e kredisë së shtëpisë sepse ishte e papërballueshme disa kohë. Unë dhe Sonida (motra) kemi shumë harmoni, vetëm më derdh plehrat më thotë. Ajo ka dëshirë të gatuajë, por unë i them: ‘Ku do i çojmë të gjitha këto.'(qesh) Unë shpesh bëj pazare, merrem me ndërrimin e llampave kur digjen dritat, me gjërat mekanike, kur prishet WC, ulet automati, pra të gjithë defektet teknike.

Sa e bën ligjin Sonida në shtëpi?

Sonida është nona, ta bën njëherë kërkesë pastaj të urdhëron.(qesh)

Cfarë duhet të ketë burri në këtë shekull sipas Genardit?

Të mbaj fjalën e dhënë, mos të tërhiqet. Mos të bëjnë si gratë e këqija. Duhet të jetë më besnik sepse sot mungon besnikëria. Burrat shkojnë më lloj lloj grash, nuk është e shëndetshme për familjen.

Po të rikthehej pas në kohë çfarë do të bënte ndryshe Genardi?

Një gjë që unë doja të bëja ishte doktoratura, por nuk e bëra sepse u mora me femrat. Bëra shkollën e femrës. U harxhuan 50 milion lekë për të njohur një femër.(qesh) Kam qëndruar gjithmonë besnik. Në Amerikë shkollat krishtere ishin private, nuk të lejonin dashuriçka. Isha i fokusuar te mësimet, kisha shumë mundësira, vajza që më kishin qejf por kërkoja arritjet e mia dhe them si nuk u mora me femrat më shumë në atë kohë, tani jam si adoleshent i vonuar(qesh). Në shkollat amerikane thonin mbaroni shkollën në moshën 22-23 vjeç dhe martohuni.

A ka pasur momente gjatë qëndrimit në Amerikë ku Genardi ka thyer rregullat?

Kisha dëshirë t’i fusja ndonjë smoke, ndonjë hashash por nuk e bëja dot sepse isha Këshilltar Kati dhe kujdesesha që të mos deheshin çunat, mos pinin hashash. Kisha 32 çuna në ngarkim.(qesh)

Pse nuk rikthehet më në Amerikë Genardi?

Po u riktheva do të bëjë bujë të madhe. Aty po të bësh shaka, të bëhesh viral me video gazmore merr dhenë. Sonida nuk ma lejon sepse më thotë t’i japim një gotë ujë babait. Babai e gjeti nusen i them, unë ngela pa nuse.(qesh)