Celebrities Top 100 Songs of the Year

Rike Roçi ka një urim special për të gjithë ndjekësit në përmbyllje të këtij viti!

Programi traditë i ditës së fundit të vitit rikthehet edhe këtë herë dhe ndoshta ky është një nga momentet më të shumëpritura për të gjithë ju. E si mund të mbyllet ndryshe ky vit, përveç se nën tingujt e muzikës më të mirë të 2025.

Surprizat nga artistët nuk mungojnë as në 2025, si në skenën kombëtare ashtu edhe në atë ndërkombëtare ndaj maratona e 100 këngëve më të mira të vitit do të jetë shpërthyese. Le të kalojmë së bashku rreth 8 orë maratonë, në shoqërinë e atyre që ju kanë bërë shoqëri gjithë vitin. Shoqëroni orët e fundit të një viti ‘të vjetër’ i cili i lë vendin një tjetri të cilin le të shpresojmë të jetë edhe më i mirë se ky që po lëmë pas. Një urim special nga Rike Roçi për të gjithë dëgjuesit…

Hey njerëz, unë jam Rike Roçi, ju po dëgjoni Top Albania Radio. Dua t’ju uroj festa sa më të mbara, plot dashuri dhe plot shëndet. Gëzuar 2026-ën!